Ankimi administrativ / Kundërshtimi Administrativ
Kundërshtimi Administrativ

Çfarë mund të kërkohet me kundërshtimin administrativ të një veprimi të organit publik?

Me anë të kundërshtimit administrativ ankuesi mund të kërkojë nga organi publik:

  • ndalimin e kryerjes së një veprimi tjetër administrativ;
  • kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, për të cilin ankuesi ka të drejtë dhe e ka kërkuar, por organi publik nuk ka vepruar;
  • tërheqjen apo ndryshimin e një deklarate publike;
  • shpalljen të paligjshëm të një veprimi tjetër administrativ dhe ndreqjen e pasojave të shkaktuara prej tij.

Brenda cilit afat duhet të paraqitet kundërshtimi administrativ?

Kundërshtimi administrativ duhet të paraqitet brenda 15 ditëve nga data që ankuesi ka marrë dijeni për veprimin të cilin e kundërshton.

Çfarë forme dhe përmbajtjeje duhet të ketë kundërshtimi administrativ i një veprimi të organit publik?

Forma dhe përmbajtja e kundërshtimit administrativ është e njëjtë me atë të ankimit administrativ kundër një akti administrativ.

Brenda cilit afat duhet t’i njoftohet ankuesit vendimi i shqyrtimit të kundërshtimit administrativ?

Vendimi i shqyrtimit të kundërshtimit merret dhe i njoftohet ankuesit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kundërshtimit. Kundër vendimit mund të ngrihet padi drejtpërdrejtë në gjykatën administrative.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: