Ankimi administrativ / Rishikimi
Rishikimi

Çfarë është rishikimi dhe kur mund të kërkohet ai?

Rishikimi është mjeti me anë të të cilit kërkohet anulimi apo ndryshimi i një akti administrativ të nxjerrë apo nxjerrja e një akti administrativ të refuzuar, kundër të cilit ankimi nuk është më i pranueshëm për shkak të kalimit të afatit brenda të cilit mund të bëhej.

Ankuesi mund të kërkojë rishikim, nëse zbulohen rrethana ose prova të reja me shkresë që kanë rëndësi për çështjen, të cilat nuk diheshin dhe nuk mund të diheshin prej saj gjatë nxjerrjes së aktit administrativ.

Cili është afati brenda të cilit duhet të paraqitet kërkesa për rishikim?

Kërkesa për rishikim duhet të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun mbi të cilin e bazon atë, por në çdo rast jo më vonë se 2 vjet nga dita që ka lindur shkaku i rishikimit.

Ku dorëzohet kërkesa për rishikim?

Kërkesa për rishikim i dorëzohet organit që ka nxjerrë apo ka refuzuar të nxjerrë aktin administrativ që kërkohet të rishikohet.

Cili është vendimi që merret për rishikimin?

Organi të cilit i është drejtuar rishikimi mund të rrëzojë kërkesën për rishikim ose të anulojë apo të ndryshojë aktin e nxjerrë ose të nxjerrë aktin e refuzuar.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: