Bashkepronesia ne ndertesa / Pronari i banesës
Pronari i banesës

Çfarë ndryshimesh mund të bëjë pronari në banesën e tij?

Pronari mund të bëjë çdo lloj përmirësimi ose ndryshimi në banesën e tij, me kusht që të mos cenojë qëndrueshmërinë e ndërtesës, rrjetin inxhinierik dhe banesat e tjera.

Ai mund ta ndryshojë pamjen e jashtme të pronës së përbashkët vetëm pasi ka marrë miratimin me shumicë të thjeshtë votash nga Asambleja.

Si veprohet në rast se një nga bashkëpronarët dëmton pronën e përbashkët apo një banesë tjetër?

Kur pronari i një banese ose një person tjetër, që vepron në emër të tij, shkakton dëm në një pjesë të pronës së përbashkët apo të një banese tjetër, pronari, duhet ta riparojë dëmin ose të paguajë shpenzimet e riparimit.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: