Kodi rrugor / Mjetet rrugore
Mjetet rrugore

Cilat quhen mjete rrugore?

Quhen mjete rrugore të gjitha llojet e mjeteve që qarkullojnë në rrugë dhe që drejtohen nga njeriu.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë mjetet rrugore që të qarkullojnë në rrugë?

Që mjetet rrugore të lejohen të qarkullojë në rrugë duhet të plotësojnë disa kushte, që janë:

  • Mjetet me motor duhet t’i nënshtrohen kontrollit dhe provës (kontroll vjetor, periodik) pranë pikës së kontrollit teknik të automjeteve (* Sipas verifikimit të fundit në mars 2016 ky kontroll teknik kryhet nga kompania private SGS Albania).
  • Të gjitha mjetet në qarkullim duhet të jenë në gjendje të mirë teknike, që të mund të garantojnë sigurinë në rrugë, të kufizojnë zhurmat dhe ndotjen, brenda kufijve të përcaktuar.
  • Të gjitha mjetet motorrike që lëvizin në rrugë duhet të jenë të pajisura me një leje qarkullimi dhe të jenë të regjistruara pranë degëve përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: