Kodi rrugor / Shpejtësia
Shpejtësia

Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik. Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj. Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.

Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia nuk duhet të kalojë limitet e mëposhtme:

  • 110 km/orë për autostradat;
  • 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore;
  • 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane;
  • 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.

Autoritetet kompetente janë ato që përcaktojnë shpejtësi të tjera minimale dhe maksimale brenda këtyre kufijve, në varësi të llojit të mjetit.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: