Konsumatori / Konsumatori
Konsumatori

Kush do të konsiderohet “konsumator”?

“Konsumator” quhet çdo individ, i cili blen ose përdor mallra apo shërbime për plotësimin e nevojave vetjake. Mallrat apo shërbimet nuk duhet të kenë lidhje me veprimtarinë tregtare ose ushtrimin e profesionit nga individi.

Cilat janë të drejtat bazë të konsumatorëve?

Të drejtat bazë të konsumatorëve janë:

  • e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës;
  • e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;
  • e drejta e ankimit;
  • e drejta për dëmshpërblim;
  • e drejta e edukimit;
  • e drejta e marrjes së informacionit;
  • e drejta e përdorimit të shërbimeve publike;
  • e drejta e mbrojtjes ligjore;
  • e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.
Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: