Konsumatori / Shkelja e të drejtave të konsumatorit
Shkelja e të drejtave të konsumatorit

Ku duhet të drejtohet konsumatori kur i shkelen të drejtat?

Kur i shkelen të drejtat, konsumatori ka të drejtë të paraqesë një ankesë pranë:

  • organeve shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve:
    • Inspektoratit përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut;
    • Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve (në përbërje të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes)
  • shoqatave të konsumatorëve;
  • Avokatit të Popullit;
  • gjykatave të arbitrazhit;
  • organeve gjyqësore;
  • çdo strukture tjetër, që shërben për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë gjyqësorit.

Si bëhet ankimi në Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorëve?

Konsumatorët mund ta ushtrojnë të drejtën e ankimit në mënyrë individuale ose nëpërmjet çdo, organizate jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Ankesa plotësohet në mënyrë elektronike në faqen zyrtare (online), si dhe sipas formularit standard të ankesës. Formulari standard mund të shkarkohet, plotësohet dhe të depozitohet pranë Sektorit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, drejtpërdrejtë ose në rrugë postare.

Web: http://www.ekonomia.gov.al/al/dokumente/open-government/mbrojtja-e-konsumatorit
Adresa: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Numri i telefonit: 042 278 109
E-mail: kmk@ekonomia.gov.al

Cilat janë pasojat në rastet e konstatimit të shkeljes së të drejtave të konsumatorit?

Këto shkelje, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjoba të cilat derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Kur Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve, në shqyrtimin e kundërvajtjes administrative, konstaton shkaktim dëmi, pas përfundimit të shqyrtimit administrativ, vlerëson edhe masën e dëmit dhe me një vendim të veçantë vendos për shpërblimin e dëmit. Masa e shpërblimit, si dhe pagesa për vlerësimin e dëmit i ngarkohen subjektit që ka kryer kundërvajtjen administrative.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: