Konsumatori / Tregtari
Tregtari

Cilat janë disa nga detyrimet e tregtarëve për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve?

  • Te japin të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet e vendosura në treg ose të parashikuara për t’u vendosur në treg.
  • Të vendosin në treg vetëm mallra të sigurta, të cilat plotësojnë kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mallrat ushqimore dhe joushqimore. I njëjti detyrim ekziston edhe për ofrimin e shërbimeve.
  • Çmimi i shitjes së mallrave ose shërbimeve të ofruara duhet të jetë i qartë, lehtësisht i dallueshëm dhe i lexueshëm. Ai duhet të shprehet vetëm në lekë.
  • Në mallrat për shitje, duhet të jenë të shënuara në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm: emërtimi i mallit, adresa e fabrikuesit dhe/ose importuesit, marka ose çdo shenjë tjetër dalluese e fabrikuesit, importuesit ose furnizuesit, pesha, sasia, përmasat ose dimensionet, jetëgjatësia minimale ose data e skadimit, nëse ka, si dhe çdo informacion tjetër që, në vartësi të natyrës së mallit, është i domosdoshëm për identifikimin ose përdorimin e tij.
  • T’i japin konsumatorit kupon tatimor ose faturë tatimore për mallin e shitur ose shërbimin e ofruar, të cilin/ën ai është i detyruar ta marrë.
  • T’i shesin mallrat të ambalazhuar ose të paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt.
  • Të gjitha të dhënat dhe informacionet më të domosdoshme për mallrat dhe shërbimet duhet të jenë në gjuhën shqipe.
  • Janë të detyruar të vendosin në njësinë e tyre të tregtimit emërtimin tregtar, adresën, orarin e shërbimit ndaj konsumatorit, si dhe të dhëna të tjera, që lidhen me natyrën e mallrave ose të shërbimeve që ofrojnë.
Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: