Mjedisi / Ajri
Ajri

Cilësia e ajrit

Të gjithë operatorët, që shkarkojnë ndotës në ajër, detyrohen të publikojnë të dhënat për ndotjen e ajrit dhe të dërgojnë periodikisht njoftim të plotë në Ministrinë e Mjedisit.

Ministria e Mjedisit, në rast të gjendjeve të ndotjeve të tejskajshme dhe të smogut, njofton publikun e gjerë me të gjitha mjetet e komunikimit.

Institucionet e ngarkuara për njoftimin për ndotjen e ajrit i raportojnë periodikisht Ministrisë së Mjedisit rezultatet e ndotjes.

Për ndotjen e ajrit, operatorët e burimit të ndotjes paguajnë taksë shkarkimesh, sipas sasisë dhe tipit të ndotësve të shkarkuar.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: