Mjedisi / Menaxhimi i mbetjeve
Menaxhimi i mbetjeve
Çfarë duhet të mbahet parasysh gjatë procesit të menaxhimit të mbetjeve?
Mbetjet menaxhohen duke mos vënë në rrezik shëndetin e njeriut, duke mos përdorur procese ose metoda që mund ta dëmtojnë atë ose mjedisin, dhe sidomos:
- duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët ose kafshët;
- duke mos ndikuar negativisht mbi fshatin ose vendet me interes të veçantë;
- duke mos shkaktuar shqetësime përmes zhurmave ose aromave në mjediset përreth.
Cilat janë veprime të ndaluara për sa i përket menaxhimit të mbetjeve?
Ndalohen:
- hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike;
- hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në parcelat bujqësore të mbjella ose jo, në anë të kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në çdo vend tjetër ku dëmtohen toka, bima dhe kafsha;
- hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në toka bujqësore;
- djegia e të gjitha llojeve të mbetjeve në kundërshtim me ligjin;
- braktisja, depozitimi apo asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve.
Për moszbatimin e këtyre ndalimeve, personat përgjegjës dënohen me gjobë.
Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.