Ndihma juridike / Kërkesa për ndihmë juridike
Kërkesa për ndihmë juridike

Cilët janë dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten formularit për marrjen e ndihmës juridike?

Formularit, për çdo rast, duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

  1. Fotokopje e dokumentit identifikues të kërkuesit;
  2. Certifikata familjare e kërkuesit;
  3. Kur kërkuesi është i mitur, dhe përfaqësohet nga një përfaqësues i autorizuar me prokurë sipas ligjit, formularit duhet t’i bashkëngjiten:

    1. fotokopja e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit ligjor, të përfaqësuesit me prokurë apo të kujdestarit;
    2. fotokopja e dokumentit që provon cilësinë e këtij personi si përfaqësues ligjor, me prokurë apo kujdestar (si certifikatë e gjendjes familjare të kërkuesit, kopja e vendimit gjyqësor të formës së prerë që e ka caktuar atë kujdestar ose kopja e prokurës së përfaqësimit).
  4. Dokumentet që vërtetojnë se kërkuesi përfshihet në programet e mbrojtjes sociale ose plotëson kushtet e mëposhtme për t’u përfshirë në to:

    1. Nuk ka pronësi kapitale me përjashtim të shtëpisë së banimit dhe tokës bujqësore;
    2. Është i regjistruar si punëkërkues i papunë
  5. Në rast se ai plotëson kushtet për t’u përfshire në programet e mbrojtjes sociale duhet të paraqesë dhe listën me këto dokumente:

    1. Vërtetim nga Zyra e Punës;
    2. Vërtetim nga Zyra e Tatim - Taksave;
    3. Vërtetim nga Zyra e Sigurimeve Shoqërore;
    4. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme;
    5. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Automjeteve;
    6. Vërtetim nga Seksionet pranë Bashkisë nëse janë subjekte të regjistruara pranë tyre (p.sh. nga urbanistika);
    7. Vërtetim nga Inspektorati i Punës, nëse rezultojnë të punësuar informalisht.

Komisioni Shtetëror Për Ndihmën Juridike

Ministria e Drejtësisë

Blv. “Zogu i I-rë”

Tiranë

Formularin e aplikimit për ndihmën ligjore mund ta shkarkoni këtu.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: