Ankimi

Si mund të bëhet ankimi kundër vendimit apo urdhrit të Kryeregjistruesit

Kundër akteve kadastrale, veprimeve apo mosveprimeve të agjencisë mund të bëhet ankim në strukturat përgjegjëse për ankimet, sipas përcaktimeve të bëra në Kodin e Procedurave Administrative. Pas shqyrtimit të ankimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative, kërkuesit i lind e drejta e ankimit gjyqësor brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimmarrjes mbi ankimin apo nga data e mbarimit të afatit ligjor të shqyrtimit të ankimit, në rastin mosveprimit të ASHK-së.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: