Ankimi

Si mund të bëhet ankimi kundër vendimit apo urdhrit të Kryeregjistruesit

Kundër vendimit/urdhrit të Kryeregjistruesit, subjekti i interesuar ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës administrative, personalisht ose nëpërmjet regjistruesit të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për të rivendosur në vend të drejtat e tij. Në rastet kur subjekti i drejtohet drejtpërdrejt gjykatës mund të njoftojë regjistruesin me anë të një formulari të caktuar, lidhur me faktin që kundër vendimit/urdhrit do të paraqesë ankim në gjykatë. Kur subjekti vendos t’i drejtohet gjykatës nëpërmjet regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, atëherë i drejtohet këtij të fundit, duke i kërkuar që t’ia kalojë çështjen gjykatës. Në këtë rast, subjekti duhet të depozitojë te regjistruesi shumën e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve. I takon subjektit të vendosë nëse do i drejtohet gjykatës vetë apo nëpërmjet regjistruesit.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: