Çfarë informacioni mund të garantojë ZRPP në lidhje me pasurinë e paluajtshme pas regjistrimit fillestar?
Zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ruajnë dhe garantojnë informacion lidhur me:
a) Të drejtën e pronësisë dhe të drejtat reale të regjistruara
b) Pasurinë e identifikuar si objekt i këtyre të drejtave
c) Mbajtësit e këtyre të drejtave
Çfarë informacioni ka të drejtë të marrë pronari apo personi që ka një interes legjitim pranë ZVRPP?
Ne kete rast titullari i së drejtës ose personi i cili provon se ka një interes legjitim ka të drejtë që të marrë të dhëna dhe kopje të dokumenteve që janë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, kartela, harta kadastrale, dokumentet e depozituara së bashku me kërkesën për regjistrim si edhe dokumentet që mbahen e administrohen nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Si është procedura e trajtimit të kërkesës për kryerjen e një shërbimi pranë ZVRPP?
Personi, që paraqet kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e ASHK, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe kodin e sigurisë, me anë të të cilave mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Çdo kërkesë e paraqitur për kryerjen e një shërbimi nga Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme trajtohet brenda 15 ditëve. Ky është afati maksimal gjatë të cilit duhet të trajtohet kërkesa nga punonjësit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gjithsesi Kryeregjistruesi, në varësi të rrethanave konkrete, mund të vendosë që një kërkesë të trajtohet më shpejt se 15 ditë.
Bazuar në: • Ligji 111/2018 date 07.02.2019, “Per Kadastren”
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.