Si mund të korrigjohen gabimet në certifikatën apo kartelën e pasurisë së paluajtshme?
Me kërkesë të pronarit, mund të korrigjohen gabimet në certifikatë dhe/ose kartelën e pasurisë së paluajtshme, në rastet e mëposhtme:
a) ne rastin e gabimeve ose mungesave qe prekin interesat e një pronari tjetër
b) kur pas një rilevimi, del se një sipërfaqe e treguar në kartelë nuk është në përputhje me aktin e fitimit të pronësisë; Në këtë rast, regjistruesi njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korrigjim i propozuar.
c) me vërtetimin e ndryshimit të emrit ose adresës së një pronari, e cila duhet të shoqërohet me kërkesën me shkrim të pronarit
Kur verifikohet se në certifikatë ka gabime domethënëse, në këtë rast shihet e arsyeshme që të lëshohet një certifikatë e re, pasi të jenë depozituar certifikatat e mëparshme të pronësisë, që zotërohen nga pronari i pasurisë.
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.