Pasuria e paluajtshme / Korrigjimi i gabimeve
Korrigjimi i gabimeve

Si mund të korrigjohen gabimet në certifikatën apo kartelën e pasurisë së paluajtshme?

Me kërkesë të pronarit, mund të korrigjohen gabimet në certifikatë dhe/ose kartelën e pasurisë së paluajtshme, në rastet e mëposhtme:

  • në rastin e gabimeve ose mungesave që nuk prekin interesat e një pronari tjetër;
  • kur, pas një rilevimi, del se një sipërfaqe e treguar në kartelë nuk është në përputhje me aktin e fitimit të pronësisë; Në këtë rast, regjistruesi njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korrigjim i propozuar.
  • me vërtetimin e ndryshimit të emrit ose adresës së një pronari, e cila duhet të shoqërohet me kërkesën me shkrim të pronarit.

Kur konstatohet se në certifikatë ka gabime, atëherë lëshohet një certifikatë e re, pasi janë depozituar certifikatat e mëparshme të pronësisë.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: