Pasuria e paluajtshme / Regjistri i pasurive të paluajtshme
Regjistri i pasurive të paluajtshme

Çfarë është regjistri i pasurive të paluajtshme?

Regjistri i pasurive t paluajtshme ose i quajtur ndryshe Regjistri Kombetar Kadastral është dokumenti ku ruhen shënohen të dhëna të detajuara per dokumentet e pronësisë të të gjithë pronarëve. Regjistri kombëtar kadastral krijohet dhe administrohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Çfarë është regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?

Regjistrimi fillestar konsiston në regjistrimin për herë të parë të një pasurie të paluajtshme në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin fillestar, çdo person i interesuar i drejtohet Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që ndodhet në vendin ku ndodhet edhe pasuria e paluajtshme. Regjistrimi fillestar ka të bëjë me pasqyrimin e çdo pasurie të paluajtshme shtetërore, publike dhe private të zonës kadastrale, në kartelën përkatëse të pasurisë dhe në hartën kadastrale të zones. Në mënyrë që të vijohet me regjistrimin e një pasurie të paluajtshme, duhet që pasuria të jetë fituar sipas mënyrave të parashikuara në Kodin Civil.

Si bëhet regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?

Me qellim qe te kryhet regjistrimi fillestar i nje pasurie, subjekti i interesuar duhet që të paraqesë një nga aktet e fitimit të pronësisë mbi këtë pasuri të cilat mund të jenë si vijon: • kontratë për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose akt për pjesëtimin e saj; • kontratë me të cilën krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme dhe/ose të drejta të tjera reale; • akt me të cilin hiqet dorë nga kontratat e mësipërme. Këtu përfshihen ato akte noteriale me të cilat një subjekt deklaron se heq dorë nga një pjesë apo e gjithë pasuria e paluajtshme; • vendim gjykate me të cilin njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e paluajtshme; • akt me të cilin krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to; • vendim i gjykatës ose i organit kompetent shtetëror që përkatësisht përmban fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjesëtimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose shitjen në ankand të tyre. Individët, familjet dhe personat juridikë privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurise, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me: a) dokumentin e pronësisë; b) dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga ASHK-ja; c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Shpenzimet përkatëse duhen parapaguar. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, personi i interesuar mund të ankohet në gjykatë.

Si bëhet regjistrimi fillestar i një pasurie të paluajtshme?

Me qellim qe te kryhet regjistrimi fillestar i nje pasurie, subjekti i interesuar duhet që të paraqesë një nga aktet e fitimit të pronësisë mbi këtë pasuri të cilat mund të jenë si vijon:

• kontratë për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose akt për pjesëtimin e saj;

• kontratë me të cilën krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme dhe/ose të drejta të tjera reale;

• akt me të cilin hiqet dorë nga kontratat e mësipërme. Këtu përfshihen ato akte noteriale me të cilat një subjekt deklaron se heq dorë nga një pjesë apo e gjithë pasuria e paluajtshme;

• vendim gjykate me të cilin njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e paluajtshme;

• akt me të cilin krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to;

• vendim i gjykatës ose i organit kompetent shtetëror që përkatësisht përmban fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjesëtimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose shitjen në ankand të tyre.

Individët, familjet dhe personat juridikë privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurise, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me: a) dokumentin e pronësisë; b) dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga ASHK-ja; c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë,që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Shpenzimet përkatëse duhen parapaguar. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, personi i interesuar mund të ankohet në gjykatë.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: