Shkeljet

Cilat janë pasojat e moszbatimit të ligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”?

Në këtë rast, do të konsiderohen si kundravajtje administrative dhe shkelje e urdhërimeve të ligjit në fjalë veprimet e mëposhtme që konsistojnë në: a) të gjitha shkeljet e dispozitave të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale; b) vonesat në përgjigje të kërkesave; c) kalimi i afateve të regjistrimit; ç) humbja e dokumentacionit; d) ndërhyrja e paautorizuar në regjistrat e kadastrës, përfshirё edhe ato elektronikë, kur nuk ka pasojë. Për këto shkelje drejtuesi i Agjencisë dhe struktura përgjegjëse për ankimin vendos për dënimin me gjobë nga 5 000 deri në 500 000 lekë. Masa e gjobës caktohet në varësi të shkeljes së kryer dhe pasojës që ka sjellë për përfituesin e shërbimit.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: