Shkeljet

Cilat janë pasojat e moszbatimit të ligjit “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”?

Çdo deklarim ose veprim i bërë nё kundërshtim me ligjin që rregullon regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe transferimi i paautorizuar i të dhënave tek të tretët, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga regjistruesi. Gjoba varion nga 5.000 deri nё 50.000 lekё. Kundër vendimit tё regjistruesit mund të bëhet ankim te Kryeregjistruesi brenda 30 ditëve dhe kundër vendimit të Kryeregjistruesit ose në ato raste kur ky i fundit nuk shprehet lidhur me ankimin e paraqitur, mund të bëhet ankim në gjykatën e vendit ku është kryer kundërvajtja, brenda 30 ditëve nga marrja dijeni.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: