Tarifat

A paguhet shërbimi i ofruar nga ZRPP?

Për lëshimin e certifikatave të pasurive të paluajtshme, qirave, kopjeve të vërtetuara, kontrolleve, planeve të rilevimit, formularëve të shtypur, informacioneve për gjendjen juridike të pasurive, si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, paguhen tarifa dhe nëse është rasti edhe kamatëvonesa. Në rast se këto pagesa nuk kryhen, organet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme kanë të drejtë të refuzojnë kryerjen e veprimeve të mësipërme deri në kryerjen e pagesave.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: