Rreth faqes

Ligjet shërbejnë për të rregullar marrëdhëniet brenda një shoqërie të caktuar dhe përbëjnë bazën për mënyrën se si ne ndërveprojmë në jetën tonë të përditshme. Ato luajnë një rol kryesor në drejtimin e veprimeve tona dhe përcaktojnë ndjeshëm mënyrën si jetojmë. Megjithatë, edhe pse të gjithë ne i nënshtrohemi sundimit të ligjit dhe i ndjejmë çdo ditë efektet e tij, vetëm pak njerëz e njohin vërtetë ligjin apo kanë informacionin e nevojshëm për të marrë vendime të mirëinformuara se si duhet vepruar në situata të caktuara. Edhe pse ligji është thelbësor për jetën e tyre, pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë shumë rreth tij. Por përse ndodh diçka e tillë? Zakonisht shumica e qytetarëve nuk dinë ku të gjejnë burime për informacion ligjor. Edhe në ato raste kur arrijnë t’i gjejnë këto burime, lind pyetja e besueshmërisë së tyre. Në rastet kur gjenden burime të tilla të besueshme, shtrohet çështja e vështirësisë për të kuptuar atë që thotë ligji dhe mënyrën si duhet zbatuar ai. Duke marrë parasysh që shumë prej veprimtarive tona diktohen nga ligjet, është e domosdoshme që qytetarët të pajisen me njohuritë e nevojshme për t’u orientuar në botën ligjore.

Edukimi ligjor i publikut mund t’i ndihmojë qytetarët të ndërveprojnë në mënyrë aktive dhe të suksesshme me ligjin. Zhvillimi i kësaj platforme online është një formë e edukimit ligjor të publikut, duke i ofruar qytetarëve informacion të dobishëm për jetën e tyre të përditshme. Kjo platformë synon ta sjellë ligjin më afër njerëzve duke e paraqitur atë në një mënyrë më të qartë, në një gjuhë të thjeshtë për t’u kuptuar, me qëllim që qytetarët t’i gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë efikase. Informacioni ligjior i paraqitur në këtë faqe nuk mund të jetë kurrsesi gjithëpërfshirës apo të përfaqësojë plotësisht legjislacionin në fuqi, nëse marrim parasysh shpeshtësinë dhe larminë e fushave në të cilat shteti miraton ligje të reja. Megjithatë, kjo faqe synon të mbulojë fushat më thelbësore me të cilat çdo qytetar ballafaqohet në një moment të caktuar, të tilla si familja, puna, sigurimet shoqërore, pasuria e paluajtshme, etj. Informacioni paraqitet në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve për ta drejtuar lehtësisht lexuesin drejt informacionit të dëshiruar.

Kjo platformë është një nismë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e mbështetur me fonde nga qeveria e Kanadasë. Ajo synon fuqizimin dhe informimin ligjor të qytetarëve dhe nxitjen e qytetarisë aktive. Njohja dhe mundësia për të kuptuar ligjin i bën qytetarët të ndihen më të sigurt në kërkesat që kanë për përmbushjen e të drejtave të tyre nga institucionet publike dhe nga njëri-tjetri. Një njohuri e tillë shërben gjithashtu për të rikthyer besimin e qytetarëve te ligji. Kjo faqe duhet të shërbejë si një vegël dhe instrument në duart e qytetarëve – në duart tuaja – për të përmirësuar dhe lehtësuar jetën tuaj të përditshme. Mirëpresim çdo koment dhe sugjerim, dhe ju inkurajojmë të kontribuoni aktivisht, për të na ndihmuar të përmirësojmë shërbimin e kësaj faqeje.


About this platform

Laws regulate relations in society and provide the basis for how we operate in our daily lives. They play a fundamental role in guiding our actions, and determining how we live. However, even though we are all subject to the rule of law and feel its effects on a daily basis, few people really understand the law or have the necessary information to make informed decisions on how to act in certain situations. Although the law is so essential to their lives, most people do not know much about it. Why is this? Typically, most citizens do not know where to find legal resources. Even when they do find them, there is the question of whether the resources are reliable or not. Once they have found reliable resources, it is often difficult to understand what the law actually says and how it should be applied. Considering that so much of what we do is dictated by laws, it is indispensable for citizens to be equipped with the knowledge necessary to navigate the legal world.

Public legal education can help citizens to actively and successfully engage with the law. The development of this online platform is a kind of legal education, providing citizens with basic legal information that is relevant for their day to day lives. This platform aims to bring the law closer to people by presenting it in a more straightforward manner in a language that is easy to comprehend, enabling them to make effective use of their rights. The legal information introduced through this website is in no way exhaustive or representative of the very wide and complex body of legal text that a country produces. However, it covers the essential topics that every citizen has to deal with at one point or another – family law, employment law, social security, immovable property, etc. The information is provided in a question and answer format, in order to make it feel more personal and guide the reader easily to the desired information.

This platform is an initiative of the OSCE Presence in Albania, supported by funds from the Canadian government. It aims to empower and provide legal information to citizens, and encourage active citizenship. Being able to know and understand the law makes citizens feel more self-assured about demanding their rights towards public institutions and towards each other. It can also help restore citizens’ trust in and reliance on the law. This website should be a tool and instrument in the citizens’ hands – in your hands - to improve and ease your daily lives. We welcome your comments and suggestions and encourage you to be actively involved in helping us improve this website.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: