Shkaktimi i demit / Publikimi mashtrues
Publikimi mashtrues

Çfarë quhet publikim mashtrues në lidhje me produktet dhe shërbimet? Cilat janë pasojat që vijnë prej tij?

Personi që publikon një njoftim që lidhet me produktet ose shërbimet e një ndërmarrjeje, të një personi për të cilin ai vepron ose, që ofron vetë, kryen një veprim të paligjshëm në qoftë se njoftimi është mashtrues për një ose disa nga këto pika:

  • natyra, përbërja, sasia, cilësia, karakteristikat ose përdorimet e mundshme;
  • origjina, mënyra ose data e prodhimit;
  • madhësia e prodhimit stok të tij;
  • çmimi ose metoda e llogaritjes së tij;
  • arsyeja ose qëllimi i ofertës speciale;
  • dëshmi ose vlerësime të bëra nga persona të tjerë, ose deklarata të lëshuara prej tyre;
  • kushtet e dorëzimit të produkteve, të ushtrimit të shërbimeve ose të kryerjes së pagesës;
  • shtrirja, përmbajtja dhe kohëzgjatja e garancisë;
  • identiteti, cilësitë ose kompetencat e atij që fabrikon ose ka fabrikuar produktet, që ofron ato ose të atij që kryen shërbim, që drejton, mbikëqyr ose ndihmon në këto veprimtari;
  • krahason me produkte dhe shërbime të tjera.

Personi që ka bërë një publikim të tillë, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, me përjashtim të rastit kur provon se nuk ka faj për ardhjen e tij.

Kur publikimi mashtrues, i ka shkaktuar ose rrezikon t’i shkaktojë dëm një tjetri, me kërkesën e tij, gjykata urdhëron ndalimin e menjëhershëm të publikimit dhe detyrimin e personit përgjegjës për të kryer një përgënjeshtrim publik, në mënyrën që gjykata do ta gjejë të përshtatshme.

Cila është përgjegjësia në rastin e një publikimi mashtrues apo të pasaktë?

Kur gjykata vërteton se një person është përgjegjës për publikimin e të dhënave të pasakta, jo të plota ose mashtruese, me kërkesën e personit të dëmtuar, detyron personin tjetër që të publikojë një përgënjeshtrim.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: