Kush duhet të paguajë kontribut për sigurimet shoqërore dhe sa duhet të paguajë?
Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione, në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk mund të llogaritet nën një pagë minimale dhe mbi një pagë maksimale mujore, paga të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Punëdhënësit detyrohen të paguajnë kontribut për aksidentin në punë, sëmundjen profesionale dhe papunësinë.
Personat e tjerë ekonomikisht aktivë janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione të llogaritura, mbi të njëjtën pagë bruto si më lart.
Punonjësit e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione, mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.
Personat e vetëpunësuar në bujqësi janë të detyruar të paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione.
Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione për të punësuarit me kontratë pune, që punojnë mbi 87 orë në muaj, do të jetë:
- Për punëdhënësit 15% e pagës bruto për secilin punonjës;
- Për personin e punësuar 9.5% e pagesës së tij totale (bruto).
Ndërsa për të punësuarit me kontratë pune, që punojnë më pak se 87 orë në muaj, do të jetë:
- Për punëdhënësit 13.9% e pagës bruto (në listëpagesa) për secilin punonjës;
- Për personin e punësuar 9.4% e pagesës së tij totale (bruto).
Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar.
Cila është masa e kontributit?
Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione, në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk mund të llogaritet nën një pagë minimale dhe mbi një pagë maksimale mujore, paga të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. (* Sipas verifikimit të fundit në janar 2022: paga minimale mujore është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë dhe paga maksimale mujore është 132 312 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekë. Për personat që nuk kanë pagë ose që nuk kanë dokument që vërteton pagën, përfitimet llogariten mbi pagën minimale.) Punëdhënësit detyrohen të paguajnë kontribut për aksidentin në punë, sëmundjen profesionale dhe papunësinë. Personat e tjerë ekonomikisht aktivë janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione të llogaritura, mbi të njëjtën pagë bruto si më lart. Punonjësit e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione, mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi. Personat e vetëpunësuar në bujqësi janë të detyruar të paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione. Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione për të punësuarit me kontratë pune, që punojnë mbi 87 orë në muaj, do të jetë:
• Për punëdhënësit 15% e pagës bruto për secilin punonjës;
• Për personin e punësuar 9.5% e pagesës së tij totale (bruto). Ndërsa për të punësuarit me kontratë pune, që punojnë më pak se 87 orë në muaj, do të jetë:
• Për punëdhënësit 13.8% e pagës bruto (në listëpagesa) për secilin punonjës;
• Për personin e punësuar 9.5% e pagesës së tij totale (bruto). Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Pagesa e kontributit bëhet çdo tremujor. Në sa lloje ndahen sigurimet ne bazë të përqindjes së kontributit?
1) Sigurime shoqërore të detyrueshme
2) Sigurime shoqërorë vullnetare
3) Sigurimi shoqëror suplementar
4) Pensionet shtetërore te posacme
5) Pensioni social
Si derdhen kontributet?
Kontributet e personave të punësuar nën një kontratë pune do të ndahen ndërmjet personit të siguruar dhe punëdhënësit të tij dhe do të derdhen nga punëdhënësi.
Personat e detyruar për derdhjen e kontributeve, pra siç është rasti i punëdhënësit, janë përgjegjës për llogaritjen dhe pagesën e tyre. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga e të punësuarve kontributet dhe t’i derdhë ato në llogari të administratës tatimore.
Kontributet e të vetëpunësuarve dhe kontributet vullnetare derdhen në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Personi i detyruar për të paguar kontribute duhet të dorëzojë në organet tatimore një deklaratë për çdo periudhë për të cilën është i detyruar t’i paguajë këto kontribute.
Kontributet paguhen brenda datës 20 të muajit pasardhës, në bankat, të cilat kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Si realizohet mbledhja e kontributeve?
Kontributet e personave të punësuar nën një kontratë pune do të ndahen ndërmjet personit të siguruar dhe punëdhënësit të tij dhe do të derdhen nga punëdhënësi. Personat e detyruar për derdhjen e kontributeve, pra siç është rasti i punëdhënësit, janë përgjegjës për llogaritjen dhe pagesën e tyre. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë nga paga e të punësuarve kontributet dhe t’i derdhë ato në llogari të administratës tatimore. Kontributet e paguara nga personat e punësuar shpërndahen në tri degë kryesore: a) dega e sigurimit të sëmundjeve 0,3 për qind e shumës së listëpagesave; b) dega e sigurimit të barrëlindjes 1,4 për qind e shumës së listëpagesave; c) dega e sigurimit të pensioneve 21,6 për qind të shumës së listëpagesave; Punëdhënësi, përveç kësaj paguan: a) në degën e sigurimit të aksidenteve dhe e sëmundjeve profesionale 0,3 për qind të shumës së listëpagesave; b) në degën e sigurimit të papunësisë 0,9 për qind të shumës së listëpagesave. Personi i detyruar për të paguar kontributet është përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe në masën e duhur. Punëdhënësi është përgjegjës për mbajtjen e kontributeve të punëmarrësit dhe për pagesën në organet tatimore, së bashku me kontributet e punëdhënësit. Personi i vetëpunësuar është përgjegjës për pagesën e kontributit dhe për punonjësit e papaguar të familjes. Kontributet e të vetëpunësuarve dhe kontributet vullnetare derdhen në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kontributet paguhen brenda datës 20 të muajit pasardhës, në bankat, të cilat kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Personi i detyruar për të paguar kontribute duhet të dorëzojë në organet tatimore një deklaratë për çdo periudhë për të cilën është i detyruar t’i paguajë këto kontribute.
A vendosen sanksione në rast të mospagimit të kontributeve apo vonesës në derdhjen e tyre? Po, vendosen kamatvonesa dhe sanksione në bazë të rastit. Më speficikisht sanksionet e detajtuara gjenden në Ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.