Sigurimet shoqerore / Sigurimi shoqëror i detyrueshëm
Sigurimi shoqëror i detyrueshëm

Çfarë mbulon sigurimi shoqëror i detyrueshëm?

Sigurimi shoqëror i detyrueshëm mbron me të ardhura:

  • Personat e punësuar në lidhje me:

  • Paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes;

  • Barrëlindjen;

  • Pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes;

  • Aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale;

  • Papunësinë.

  • Personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësi dhe të vetëpunësuarit), në lidhje me:

  • Barrëlindjen;

  • Pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes.

Çfarë janë sigurimet shoqërore?

Sigurimet shoqërore janë mbrojtje financiare (në para) që shoqëria dhe shteti i jep personave në rast se ata goditen nga nje ngjarje shoqërore e cila ndikon ne reduktimin e të ardhurave duke i vështirësuar kushtet e jetesës. Këto ngjarje konsistojnë në; i sëmundje, barrëlindje, dëmtimeve në punë, papunësi, moshë e thyer, vdekje familjari, parashikimin e kujdesit mjekësor si dhe sigurimi i mjeteve për familjet me fëmijë.

Sigurimi i detyrueshëm konsiston në pagesën e një përqindje detyurueshme kontributi nga personat e punësuar dhe personat e vetpunësuar, për të cilat sigurimi shoqëror i detyrueshëm mbron me të ardhura: Respektivisht paguhen kontribute të detyrueshme për kategoritë e mëposhtme:

• Personat e punësuar në lidhje me:

o Paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes;

o Barrëlindjen;

o Pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes;

o Aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale;

o Papunësinë.

• Personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësi dhe të vetëpunësuarit), në lidhje me:

o Barrëlindjen;

o Pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes.

Ku mund të kërkohen përfitimet nga sigurimet shoqërore?

Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë drejtohen e administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH).

Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten në agjencitë lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit.

Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë drejtohen e administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten në agjencitë lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit. https://www.issh.gov.al/?page_id=525 – Në këtë link gjenden shërbimet që ofrohen ne sportelet e sigurimeve shoqërore si kërkesa per sigurime shoqërore, pension dhe dokumentacioni i nevojshëm për to në formatin pdf.

Çfarë është sigurimi shoqëror vullnetar?

Sigurimi shoqëror vullnetar lejon personat e siguruar në mënyrë të detyrueshme, kur për një kohë dhe shkaqe të arsyeshme nuk mund të paguajnë kontributet e detyrueshme, për të vazhduar të drejtën e sigurimit, sipas sistemit vullnetar. Sigurimi vullnetar është i mundur edhe për periudhën e studimeve universitare, me kusht që personi i siguruar të paguajë kontribut për këtë periudhë, përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura.

Shembull: Një student në universitet i cili nuk ka nisur të punojë mund të paguajë kontribut në këtë kohë përpara datës së fillimit të së drejtës për të ardhura.

Sigurimet vullnetare konsistojnë edhe në derdhjen e kontributeve shtesë për përfitim më të madh të sigurimeve shoqërore se ai i sigurimeve të detyrueshme.

Sigurimi vullnetarë përfshin një numër të kuzifuar skemash për:

• Pension

• Barrëlindje

• Sigurime shëndetësore

Çfarë është sigurimi shoqëror suplementar?

Sigurimi shoqëror suplementar është një lloj i vecantë sigurimi i cili u jepet disa personave me karakteristika të veçanta si: • Personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese dhe personat me tituj shkencorë;

• Punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, punonjësit e Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme.

Kush përfiton nga sigurimet shoqërore?

Sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyrë të detyrueshme të gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, si p.sh.: të punësuar apo të vetëpunësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes.

Sigurimet shoqërore, gjithashtu, i japin mbrojtje të detyrueshme të gjithë personave të punësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave, si pasojë e paaftësisë së përkohshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidentit në punë, sëmundjes profesionale dhe papunësisë. Sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyrë të detyrueshme të gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, si p.sh.: të punësuar apo të vetëpunësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes. Sigurimet shoqërore, gjithashtu, i japin mbrojtje të detyrueshme të gjithë personave të punësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave, si pasojë e paaftësisë së përkohshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidentit në punë, sëmundjes profesionale dhe papunësisë. Gjithashtu mbrohen të gjithë personat e vetëpunësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave, si pasojë e paaftësisë së përkohëshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidenti në punë, sëmundja profesionale dhe papunësia. Përfitojnë gjithashtu edhe shtetasit shqiptarë dhe personat pa shtetësi, ish-shtetas shqiptarë, që janë jashtë shtetit, në përputhje me konventat, marrëveshjet dypalëshe dhe Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore; Gjithashtu shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, që punojnë në Shqipëri. Këshilli i Ministrave mund të vendosë me VKM që të mbroje me sigurime shoqërore midis të tjerash edhe: a) punëtorët sezonalë dhe të përkohshëm; b) të vetëpunësuarit në bujqësi; c) punëtorët e papaguar të familjes së personave të vetëpunësuar; ç) kursantët dhe studentët për kohën e praktikës mësimore, të cilët sigurohen vetëm për aksidentin në punë, nga punëdhënësi.

Si perfitohen sigurimet shoqërore?

Sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyrë të detyrueshme të gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, si p.sh: të punësuar apo të vetëpunësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes. Sigurimet shoqërore, gjithashtu, i japin mbrojtje të detyrueshme të gjithë personave të punësuar, në rastin e pakësimit të të ardhurave, si pasojë e paaftësisë së përkohshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidentit në punë, sëmundjes profesionale dhe papunësisë. Përgjithësisht për të përfituar nga sigurimet shoqërore cdo individ duhet të derdhë një kontribut të caktuar në përqindje, në bazë të llojit të kontributit të parashikuar rast pas rasti. Në rastin e një marrëdhënie pune punëmarrës – punëdhënës, personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione, në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Punëdhënësit detyrohen të paguajnë kontribut për aksident në punë, sëmundje profesionale dhe për papunësinë. Në rastin e personave të vetëpunësuar, janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione të llogaritura, për një pagë jo më të vogël se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale kontributive. Punonjësit e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione, mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi. Shteti paguan kontribute në varësi të veprimtarisë ekonomike, të zhvilluar më parë, për kohën që shtetasi kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të gjithë kategoritë e personave të përcaktuar me Ligje dhe me Vendime të Këshillit të Ministrave.

Cila është periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore?

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore nis ditën kur personi e ka filluar ligjërisht veprimtarinë ekonomike dhe mbaron ditën kur përfundon ligjërisht kjo veprimtari.

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore vullnetare nis nga data e përcaktuar në kontratën e sigurimit dhe mbaron ditën e skadimit të kësaj kontrate.

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqërore për efekt të pensionit të pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe pensionit familjar përfshin edhe periudhën kur personi përfiton të ardhura nga sigurimet shoqërore për shkak sëmundjeje, barrëlindjeje, aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale dhe për papunësinë.

Pra, përfitimi i përkohshëm nga sigurimet shoqërore, në një prej rasteve të lartpërmendura, nuk pezullon llogaritjen e periudhës së mbrojtjes për efekt të pensionit, që ka filluar nga dita e parë e veprimtarisë ekonomike, e punës ose biznesit.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: