Çfarë nënkuptojmë më të ardhura për sëmundje dhe kush e përfiton? Kush e ofron këtë ndihmë?
Personi i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale. Vërtetimi duhet të vijë nga zyrat e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë- KMCAP. Kujdes: Në skemën e të ardhurave për sëmundje NUK përfiton personi sëmundja e të cilit ka ardhur si pasojë e dëmtimit në punë ose e sëmundjeve profesionale. Sëmundja në këtë skemë duhet të mos ketë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me punën që kryen personi i sigurur. NUK përfitojnë as personat që kanë statusin “invalid”.
Sa është shuma e të ardhurave që përfiton individi nga të ardhurat për sëmundje? Po nëse ndryshon vendi i punës si pasojë e sëmundjes?
Shuma e dhënë llogaritet në bazë të kontributeve të mëparshme që individi ka derdhur dhe pagës neto. Personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje edhe brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Kjo nuk do të zbatohet nëse i punësuari është pushuar nga puna për akt kriminal, sipas vendimit të Gjykatës. Të ardhurat për sëmundje janë 70% e mesatares ditore të pagës neto të gjashtë muajve të fundit (para datës kur i lind e drejta e përfitimit prej sigurimeve shoqërore) kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80% kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50% e mesatares ditore të pagës neto, të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës. Nëse si pasojë e sëmundjes individi përfitues ndryshon vendin e punës ai ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet shoqërore kompensimin e të ardhurave në shumën e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Limiti Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës.
Për sa kohë përfiton i siguruari nga kjo skemë?
Duke qenë se të ardhurat për sëmundje konsistojnë në sëmundje të përkohshme periudha e përfitimit fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës; Periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë, në rast se Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) provon që personi i siguruar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid. Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës. Periudha e përfitimit për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, është deri në 75 ditë.
Sa është shuma e të ardhurave që përfiton individi nga të ardhurat për sëmundje? Po nëse ndryshon vendi i punës si pasojë e sëmundjes?
Shuma e dhënë llogaritet në bazë të kontributeve të mëparshme që individi ka derdhur dhe pagës neto. Personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje edhe brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Kjo nuk do të zbatohet nëse i punësuari është pushuar nga puna për akt kriminal, sipas vendimit të Gjykatës.
Të ardhurat për sëmundje janë 70% e mesatares ditore të pagës neto të gjashtë muajve të fundit (para datës kur i lind e drejta e përfitimit prej sigurimeve shoqërore) kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80% kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50% e mesatares ditore të pagës neto, të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës.
Nëse si pasojë e sëmundjes individi përfitues ndryshon vendin e punës ai ka të drejtë të përfitojë nga sigurimet shoqërore kompensimin e të ardhurave në shumën e barabartë me diferencën ndërmjet pagës së vendit të punës së mëparshme dhe pagës së vendit të punës së re. Limiti
Ky kompensim nuk mund të jetë më shumë se 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës.
Çfarë është e ardhura për barrëlindje?
E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Pra, në këtë rast, nuk është e nevojshme përmbushja e afatit 12 mujor. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve. Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se 63 ditë mbas lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna. Shpërblim për lindje fëmije, ndryshon nga e ardhura per barrëlindje. Ai i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar. Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50% të pagës minimale mujore.
Sa janë të ardhurat që përfiton personi i siguruar në rast barrëlindje dhe cilat janë kushtet për t’i përfituar ato?
E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.
Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Pra, në këtë rast, nuk është e nevojshme përmbushja e afatit 12 mujor.
Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve.
Nëna, që birëson fëmijën e moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj, ka të drejtë për leje pas lindjes, e cila fillon ditën e birësimit, por jo më parë se 63 ditë mbas lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë. Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.
Shpërblim për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës. Shpërblimi do të bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë përparësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.
Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50% të pagës minimale mujore.
Cila është shuma që paguhet në rast vdekjeje të një personi të siguruar dhe kush e përfiton atë?
Pagesa për rast vdekjeje të një personi të siguruar, i jepet:
- një personi të siguruar ose një pensionisti, në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai e ka në ngarkim;
- personit që u kujdes për personin e siguruar të vdekur duke paguar shpenzimet e varrimit.
Pagesa për rast vdekjeje është e barabartë me 50% të pagës minimale në shkallë vendi.
Çfarë të ardhurash përfiton personi i siguruar nga paaftësia e përkohshme për punë dhe cilat janë kushtet për t’i përfituar ato?
E ardhura për paaftësi të përkohshme për punë, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KML), do të jetë e barabartë me 100% të mesatares ditore të pagës neto të gjashtë muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës. Periudha e përfitimit të kësaj të ardhure është deri në 12 muaj.
E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67% të aftësisë për punë, e vërtetuar nga një Komision Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), është e barabartë me 80% të pagës mesatare neto, të vitit të fundit para lindjes së të drejtës, dhe nuk duhet të jetë më pak se 80% e pagës minimale neto në shkallë vendi.
Personi që përfiton të ardhura nga paaftësia e përkohshme për punë dhe ka në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, përfiton një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të pensionit, por jo më shumë se 30%.
E ardhura për invaliditet të pjesshëm, të përhershëm, në punë, që ka shkaktuar humbjen e të paktën 33% të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me një pjesë (por jo më pak se gjysma) të 80-përqindëshit të pagës neto, gjatë vitit të fundit para lindjes së të drejtës, në varësi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë.
E ardhura për paaftësi të përhershme në masë më të vogël se 33%, por më shumë se 10%, e vërtetuar nga KMCAP, është një shumë të hollash që jepet menjëherë.
Personi që paguan shpenzimet e vdekjes të një personi të siguruar, që vdes si rezultat i një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, do të kompensohet plotësisht.
Çfarë të ardhurash përfiton personi i siguruar nga papunësia dhe cilat janë kushtet për t’i përfituar ato?
Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se:
- Kanë kontribuar në sigurimin shoqëror jo më pak se 12 muaj për çdo rast përfitimi;
dhe
- Është vërtetuar nga zyra përkatëse e punës se:
- Janë punëkërkues të papunë, të gatshëm të punësohen kur iu ofrohet një punë e paguar, e përshtatshme;
- Pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen;
- Nuk marrin përfitime të tjera në kuadër të ligjit për sigurimet shoqërore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
Të ardhurat për papunësinë mund të paguhen edhe në rastet e pjesëmarrjes në programet speciale publike, shtetërore e lokale, me kusht që ai të mos marrë të ardhura më shumë se paga minimale mujore.
E ardhura nga papunësia do të jetë një shumë bazë që siguron të paktën një nivel minimal jetese. Niveli bazë do të vendoset nga Këshilli i Ministrave. Përfituesi me fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç do të marrë një shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5% të të ardhurave nga papunësia, por jo më tepër se 30%.
Kur njëri nga prindërit është në marrëdhënie pune ose merr pension të plotë, shtesa reduktohet në masën 50%, pra përfitohet gjysma.
E ardhura e papunësisë paguhet deri në 12 muaj. Për personat që punësohen me ndërprerje gjatë periudhës 1-vjeçare të përfitimit të papunësisë, afati i saj mund të shtyhet deri në 2 vjet, por me kusht që gjithsej të mos përfitojnë më shumë se 365 ditë kalendarike.
Personat që ndjekin kurset e kualifikimit dhe të rikualifikimit, përfitojnë pagesën e papunësisë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kurseve, në rast se nuk paguhen gjatë periudhës së kualifikimit ose rikualifikimit, por jo më shumë se 6 muaj tej afatit 1-vjeçar të përfitimit të papunësisë. Këtë të drejtë e gëzojnë edhe të siguruarit gjatë kohës së përfitimit të barrëlindjes dhe të pensionit të plotë të invaliditetit.
Çfarë konsiderohen aksidente në punë dhe sëmundje profesionale. Si përfitohet ndihma në të tilla raste?
Aksidentet në punë janë të gjithë ato dëmtime të papritura të shëndetit mendor ose fizik që shkaktohen në ambjentet e punës së një individi të siguruar, ndërkohë që sëmundjet profesionale janë sëmundje të cilat shkaktohen nga kryerja e një pune të caktuar në mënyrë të rregullt. Pra në këtë rast puna kryhet në përputhje me kushtet e caktuara por me kalimin e kohës dhe ushtrimit të tepërt mund të zhvillohen sëmundje. Në këtë rast mund të marrim shembullin e punëve në zyra ku mund të shkaktojnë problem me shtyllën kurrizore, punët në fabrika me kimikate, etj.
Sëmundjet profesionale përcaktohen më saktë me Vendim të Këshillit të Ministrave (Vendimi Nr. 594, datë 1.7.2015 “Për miratimin e listës së sëmundjeve profesionale“). Aksidenti në punë përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. (VKM. Nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë”).
Në këtë rast personat e siguruar, në rastet e aksidenteve në punë ose sëmundjeve profesionale, përfitojnë të drejtën e së ardhurës, pavarësisht nga vjetërsia në punë nëse i shfaqet një sëmundje profesionale. Ata përfitojnë:
• për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësimi;
• në rast paaftësie;
• për kompensim për dëme të arsyeshme;
• në rast vdekjeje.
Çfarë konsiderohen aksidente në punë dhe sëmundje profesionale. Si përfitohet ndihma në të tilla raste?
Aksidentet në punë janë të gjithë ato dëmtime të papritura të shëndetit mendor ose fizik që shkaktohen në ambjentet e punës së një individi të siguruar, ndërkohë që sëmundjet profesionale janë sëmundje të cilat shkaktohen nga kryerja e një pune të caktuar në mënyrë të rregullt. Pra në këtë rast puna kryhet në përputhje me kushtet e caktuara por me kalimin e kohës dhe ushtrimit të tepërt mund të zhvillohen sëmundje. Në këtë rast mund të marrim shembullin e punëve në zyra ku mund të shkaktojnë problem me shtyllën kurrizore, punët në fabrika me kimikate, etj. Sëmundjet profesionale përcaktohen më saktë me Vendim të Këshillit të Ministrave (Vendimi Nr. 594, datë 1.7.2015 “Për miratimin e listës së sëmundjeve profesionale“). Aksidenti në punë përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. (VKM. Nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë”).
Në këtë rast personat e siguruar, në rastet e aksidenteve në punë ose sëmundjeve profesionale, përfitojnë të drejtën e së ardhurës, pavarësisht nga vjetërsia në punë nëse i shfaqet një sëmundje profesionale. Ata përfitojnë:
• për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësimi;
• në rast paaftësie;
• për kompensim për dëme të arsyeshme;
• në rast vdekjeje.
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.