Tatimet dhe taksat / Detyrimi tatimor
Detyrimi tatimor

Kur lind detyrimi për të paguar tatim?

Detyrimi për të paguar tatim lind kur personi realizon të ardhura, kur bëhet pronar i një pasurie apo kryen pagesa, të cilat tatohen. Ky detyrim lind edhe kur personi realizon të ardhura, kryen pagesa, në formë të jashtëligjshme, apo bëhet zotërues i një sendi, në forma të jashtëligjshme. Kur personi bëhet zotërues i një sendi në forma të jashtëligjshme, ky detyrim përllogaritet për të gjithë periudhën në të cilën personi ka gëzuar frytet e kësaj pasurie.

Çfarë përfshin detyrimi tatimor?

Detyrimi tatimor përfshin tatimin, kamatëvonesat, si dhe gjobat, sipas rastit.

Në çfarë monedhe paguhen detyrimet tatimore?

Si rregull, detyrimet tatimore llogariten dhe paguhen në monedhën kombëtare LEK.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: