Tatimet dhe taksat / Tatimi mbi fitimin
Tatimi mbi fitimin

Cilët janë subjektet që janë të detyruar të mbajnë në burim tatimin mbi të ardhurat dhe si llogaritet ai?

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe cdo subjekt tjetër, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:

15% për:

  • Interesat dhe pagesat e ngjashme me to;
  • Pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
  • Pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
  • Pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
  • Pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
  • Pagesat për qiratë;
  • Pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilë punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
  • Të ardhurat e individëve nga lojrat e fatit dhe kazinotë.

8% për:

  • Dividendët
  • Ndarjet e fitimit

Cilët janë subjektet mbi të cilat zbatohet tatimi mbi fitimin?

Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen këta persona:

  • Personat juridikë dhe ortakëritë me të ardhura mbi 8 000 000 lekë në vit;
  • Personat juridikë, ortakëritë apo bashkimet e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë
  • Çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, me përjashtim të rastit kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël
  • Çdo person joresident që nuk parashikohet më sipër dhe që nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat

Sa është tatimi mbi fitimin?

Shkalla e tatimit mbi fitimin është:

  • 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit;
  • 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit;
  • 5% për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve
  • 15% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012, “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”
  • 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, shkalla e tatimit mbi fitimin është. Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për personat juridikë që përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi”, deri më 31 dhjetor 2021. Aplikimi i shkallës së reduktuar fillon në vitin tatimor pasardhës, pas përfitimit të statusit “subjekt i certifikuar agroturizmi
  • 5% për personat juridikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi fitimin është.

Cilët janë subjektet që janë të detyruar të mbajnë në burim tatimin mbi të ardhurat dhe si llogaritet ai?

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15% nga shuma bruto e këtyre pagesave:

  • dividendëve nga shoqëritë aksionare;
  • ndarjeve të fitimit;
  • interesave;
  • pagesave për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
  • pagesave për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
  • pagesave për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
  • pagesave për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikqyrëse që lidhen me to;
  • pagesave për qiratë;
  • pagesave për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
  • të ardhurave të individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.
Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: