Tatimet dhe taksat / Tatimi mbi fitimin
Tatimi mbi fitimin

Cilët janë subjektet mbi të cilat zbatohet tatimi mbi fitimin?

Tatimi mbi fitimin zbatohet, si rregull, mbi subjektet që ushtrojnë një veprimtari ekonomike fitimprurëse.

Sa është tatimi mbi fitimin?

Tatimi mbi fitimin është 15%.

Cilët janë subjektet që janë të detyruar të mbajnë në burim tatimin mbi të ardhurat dhe si llogaritet ai?

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 15% nga shuma bruto e këtyre pagesave:

  • dividendëve nga shoqëritë aksionare;
  • ndarjeve të fitimit;
  • interesave;
  • pagesave për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
  • pagesave për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
  • pagesave për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
  • pagesave për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikqyrëse që lidhen me to;
  • pagesave për qiratë;
  • pagesave për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
  • të ardhurave të individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.
Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: