Tatimet dhe taksat / Tatimi mbi të ardhurat
Tatimi mbi të ardhurat

Cilat janë të ardhurat personale që tatohen?

Të ardhurat personale që tatohen janë:

  • Pagat dhe shpërblimet e tjera që lidhen me marrëdhëniet aktuale të punës;
  • Të ardhurat që rrjedhin nga fitimi si ortak apo aksioner në një shoqëri tregtare;
  • Të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë;
  • Të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;
  • Të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qiratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare;
  • Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, si p.sh. shitja;
  • Të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë;
  • Të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ja shet një personi tjetër.

Cilat janë të ardhurat personale që përjashtohen nga tatimi?

Të ardhurat personale që përjashtohen nga tatimi janë:

  • Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta;
  • Bursat e nxënësve dhe të studentëve;
  • Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh apo fatkeqësish;
  • Të ardhurat e përfituara nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike (në formë monetare ose jo monetare);
  • Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë;
  • Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve;
  • Dëmshpërblimet e marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore.
  • Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë;
  • Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor, me kushtin që të mos ndryshohet destinacioni i tokës së blerë.
  • Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar, si dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të fondit të pensionit vullnetar.
  • Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese.

Si paguhet tatimi mbi të ardhurat personale në formën e pagës apo shpërblimit?

Çdo punëdhënës, që paguan një pagë a shpërblim, mban tatimin mbi të ardhurat personale, dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës nga ai kur është kryer pagesa.

Të gjithë punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar janë të detyruar të deklarojnë tatimin mbi të ardhurat vetjake, të mbajtur në burim për punëmarrësit.

Nga viti 2014, tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi, bazohet në këtë tabelë:

E ardhura e tatueshme (në lekë/muaj)
NgaDeri në (përfshirë)Përqindje
0300000%
30001130000+13% të shumës mbi 30 000 lekë.
130001Më tepër13 000 lekë + 23% të shumës mbi 130 000 lekë.

Sa tatohet kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme?

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë apo ndërtesa, tatohet me 15% të fitimeve të realizuara.

Kujdes!
Informacioni i paraqitur në këtë faqe përshkruan situatën sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ky legjislacion mund të jetë objekt ndryshimi apo shfuqizimi. Informacioni ka vetëm qëllim informimi dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillim apo opinion ligjor. Për zgjidhjen e një rasti specifik kërkoni ndihmë profesionale.

Jeni të kënaqur me përvojën në këtë faqe? Na bëni të ditur me plotësimin e një pyetësori të shkurtër: